Xhihani SHA u themelua në vitin 1993 si ndërmarrje transporti pasagjerësh që operonte nëpërmjet disa autobuzeve dhe microbuzeve. Shumë shpejt automjetet tona filluan të shfaqnin probleme teknike dhe këtu na lindi nevoja për të gjetur pjese këmbimi për makineri të rënda, që në Shqipërinë e asaj kohe ishte e pamunudur ti gjeje. Kështu, bazuar në një nevojë reale të tregut dhe pas një sërë konsultimesh të kujdesshme me disa partnerë në vendet fqinje, vendosëm të hyjmë në biznesin e “pjesëve të këmbimit për makineritë e rënda”. Filluam të vegjël, por shume shpejt kërkesa e tregut kapërceu kapacitetet tona dhe na duhej të zgjeroheshim, si në sipërfaqe ashtu dhe në shërbime. Sot kemi më shumë se 3450 m2 hapësirë magazinimi (2800 m2 në filialin tonë në Kavajë, dhe 650 m2 në Tiranë, e shtrirë në një hapësirë prej 16.000 m2). Në Kavajë, mund të gjeni gjithashtu edhe servisin më të madh të makinerive të rënda në vend, që përfshin një sipërfaqe më shumë se 1100 m2 dhe fjalën e fundit të teknologjisë së fushës.
Tashmë jemi importuesi më i madh i pjeseve te këmbimit për makineritë e rënda në vend, një nga më të mëdhenjtë në rajon dhe kompania është kthyer në një pikë referimi për tregun e pjesëve të këmbimit për makineritë e rënda. Me mbi 70,000 kode produktesh, te cilat perfshijne pjesë kembimi të reja për makineri të rënda, ne ju ofrojmë akses të menjëhershem në shumicën e markave më mira mbarëbotërore. Pranë magazinave tona ju mund të gjeni cdo gjë që u duhet makinerive tuaja të rënda.
Me punën tonë ndër vite dhe përkushtim të palodhur kemi fituar një reputacion si importuesit e markave më të mira nga e gjithë bota. Kemi partneritete të ngushta me shumë prodhues dhe furnitorë dhe jemi importues ekskluzivë në Shqipëri për më shumë se 150 marka. Ekspertiza dhe rrjeti i gjerë i partnerëve na lejon t’u ofrojmë klientëve tanë cilësinë më të lartë me koston më të ulët në një kohë rekord.
Por mbi të gjitha, ne jemi krenarë për marrëdhëniet afatgjata që kemi ndërtuar me klientët tanë, disa prej të cilëve kanë bashkëpunuar me ne për më shumë se 25 vjet. Klientët tanë i besojnë ekspertizës sonë dhe e dinë që kompania jonë ofron sherbim one-stop shop, ku me një ndalesë të vetme ata plotesojnë gjithë nevojat e tyre dhe gjithmonë mund të mbështeten tek ne.